Orkestra Simfonike e RTSH sjell koncertin me kryevepra botërore dhe muzikë shqiptare
Orkestra Simfonike e RTSH-së sjell një mbrëmje të veçantë koncertore, ku do të ndërthuren kryeveprat e repertorit botëror me krijimtarinë bashkëkohore shqiptare nën drejtimin e dirigjentit Olsi Qinami.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë uverturën e operës Così fan tutte dhe Simfoninë nr. 40 të kompozitorit të madh Wolfgang Amadeus Mozart.
Në program është përfshirë edhe vepra Variazioni di Bravura e Niccolò Paganini, e cila do të interpretohet nga solisti Arben Basha.
Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes do të jetë premiera absolute e poemës simfonike të kompozitorit shqiptar Endrit Shani.
“Kemi një program shumë të bukur veror. Fillojmë me Mozart, uverturën Così fan tutte, shumë e bukur, virtuoze, e shpejtë. Pastaj vazhdojmë me variacionet në temën Nel cor più non mi sento të Paganinit. Kemi solist Arben Bashën, që është gjithashtu edhe pedagog në universitet, profesor në Universitetin e Arteve. Vazhdojmë me një vepër të re, premierë e Endrit Shanit, një poemë simfonike për orkestër të plotë, një vepër shumë interesante, e fuqishme, dhe e mbyllim koncertin me Simfoninë nr. 40 të Mozartit në Sol minor”.
Koncerti premton emocione, virtuozitet dhe një udhëtim muzikor mes traditës klasike dhe krijimtarisë moderne shqiptare dhe do te vij ne 12 qershor në orën 20:00 në Hollin “Gjon Simoni” në RTSH.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




