OSHEE investime në rrjetin elektrik – Në Kukës, pas lagjeve 3 dhe 6, nis puna në lagjet 1 dhe 2 të qytetit
Në lagjen 1 dhe 2 të qytetit ka nisur puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike, një investim i cili sipas drejtorit rajonal të OSHEE Kukës do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e transmetimit dhe furnizimit për qytetarët.
Investimi në fjalë do të sistemojë këtë rrjet edhe nga aestetike duke shmangur problematikat ekzistuese, qoftë në hyrje të pallateve por edhe në hapësira të tjera publike.
Paralelisht po vijon puna edhe në ndërtimin e linjave të reja të transmetimit të energjisë elektrike në njësinë administrative Tërthore dhe në fshatin Cërnicë të Tropojës.
Investimi në fjalë vjen pas përfundimit të fazës së parë në lagjet 3 dhe 6 te qytetit e që përkon me rikualifikimin urban ne tërësi të qytetit të Kukësit.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




