OSHEE Rajoni Verior gati për dimrin, Zhuka: Kemi kryer remonte në 87 kabina elektrike

Ekonomi | 1 vit më parë

Me qëllim evitimin e defekteve të mundshme, Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë planin e masave teksa ka ndërhyrë veçanërisht në zonat e thella malore. Malësia e madhe sipas drejtorit të OSHEE Rajoni Verior Armando Zhuka mbetet më sfudueset.

“Kemi marrë masa si çdo vit me grupet e punës, me grupet tona inxhinieriko-teknike. Kryesisht më shumë vëmendje i kemi dhënë zonave të thella malore, të cilat preken më shpejt dhe kanë ato problematikat e tyre për shkak të distancave më shumë, sesa defektet që krijohen. Vazhdon të jetë pjesa e Malësisë së Madhe, aktualisht jemi duke punuar në disa zona të ndryshme duke bërë remontin e kabinave, ku kemi bërë remontin e 87 kabinave”, deklaroi ai.

Velipoja vitet e fundit ka ndryshuar për shkak jo vetëm të shtimit turistik, por edhe të ndërtimeve të bëra. Ndaj OSHEE u fokusua në projektin që sot ka përfunduar me ndërtimin e nënstacionit të ri.

“Nëse deri sot themi që kemi gjysmën e Velipojës të mbuluar me fidrat 20-tësh, tashmë sezoni tjetër turistik do na gjejë me një cikël të mbyllur pra edhe dy fidera të tjerë që përfundojnë gjithë zonën e Velipojës jo vetëm turistike por edhe rreth saj, me fidrat 20 kilovotësh. Bëhet fjalë për një nënstacion të ri ku në të ardhmen do të lidhen me një nënstacion tjetër i cili do të ndërtohet për t’i shërbyer zonës së Shëngjinit”, tha ai.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara përgjatë dimrit një grup i gatshëm do të qëndrojë në Vermosh, me qëllim përballimin e shpejtë të çdo avarie që mund të sjellin kushtet atmosferike.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme