Osmani bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit: Do të angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një bisede telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan. Osmani konfirmoi angazhimin e saj për të punuar ngushtë me administratën e ardhshme amerikane, duke nënvizuar se partneriteti me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar për sigurinë kombëtare, stabilitetin rajonal dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
“Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë,” deklaroi Osmani në platformën X. Ajo shtoi se kjo aleancë e fortë ka qenë gjithmonë në dobi të popullit të Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




