Osmani në SHBA bisedon me shefin e NATO-s për situatën e sigurisë në Kosovë

Kosovë | 1 vit më parë

Situata e sigurisë në Kosovë ka qenë temë diskutimi mes presidentes së shtetit, Vjosa Osmani e shefit të NATO-s, Mark Rutte.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme