Osmani në SHBA: Kosova krah jush në përputhje me vizionin e Trump

Kosovë | 1 vit më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me zv.Sekretarin e Shtetit Christopher Landau.

Në bisedën e zhvilluar mes dyshes, Osmani ka deklaruar se Kosova qëndron krah për krah me SHBA-të për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e  Presidentit Donald Trump.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Ëashington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shkroi në rrjetin social Facebook Osmani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme