Osmani për Papa Françeskun: Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve do të jetojë gjatë

Botë | 2 vite më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, krahas liderëve nga mbarë bota.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

Ajo vë në dukje se trashëgimia e Papa Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë.

“Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut. Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”, shkruan Osmani në rrjetin e saj social në Facebook.

Gjithashtu, Osmani ka ndarë edhe disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në ceremoni dhe takimet e zhvilluara me liderë botërorë, ku ajo është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme