Pagesat e taksave të mjeteve online – Shërbimi i ri nuk zëvendëson pagesat fizike të taksave
Pagesat e taksave vjetore të mjeteve tashmë mund të kryhen edhe online përmes e-albania.
Ky shërbim i ri i ofruar për qytetarët nuk zëvendëson pagesën e taksave fizikisht pranë sporteleve të drejtorisë së transporteve por është si një mundësi më shumë për qytetarët për ta kryer këtë pagesë online duke kursyer kohën e duke evituar radhët në sportele.
“Patjetër që gjitha sportelet do të funksionojnë në të gjitha ditën e javës nga ora 08:00 deri në 16:00 për të kryer pagesat e taksave. Sigurisht dhe ditët e hëna është 08:00 me 19:00. Ky është një shërbim shtesë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që mund të kenë punë dhe nuk mund të paraqiten fizikisht dhe mund ta kryejnë nga e-albania. Shërbimi momentalisht ofrohet nga BKT por është duke u punuar që të kryhet dhe nëpërmjet bankave të tjera.”, u shpreh kryetar i Degës së Regjistrimit të Mjeteve Korçë, Erald Hoxhallari
Edhe për vetë drejtuesit e mjeteve ky shërbim i ri është i domosdoshëm dhe i vlefshëm.
“Ja eliminon këto ardhje dhe pritjen nëpër zyra. Këtë mund ta bëjmë dhe nga telefoni si pagesë”
“Është diçka pozitive, sepse nuk humbasim kohë se jemi në punë“
Për të kryer pagesën e taksave vjetore të mjeteve, qytetarët duhet të hyjnë në portalin e-albania dhe të kërkojnë pagesat e taksave. Më pas del mjeti që kanë në pronësi për të cilin mund të kryejnë pagesën online.
Gazetare Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




