Pak javë nga debutimi me Kombëtaren në “Wembley”, Pajaziti shënon golin e parë me Gorica

Adrion Pajaziti ka qenë protagonist absolut me ekipin e tij në javën e 30-të të kampionatit kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti golin e vetëm të takimit me ngjyrat e Goricës, e cila mundi në transfertë Osijekun.
Ky ishte goli i parë i 22-vjeçarit kuqezi këtë sezon me fanellën e Goricës, ku ka regjistruar plot 18 paraqitje. Pajaziti bëri debutimin e madh me Kombëtaren shqiptare në mars ndaj Anglisë në “Wembley”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




