Pakistani dhe Turqia mund të organizojnë bisedimet e mundshme SHBA-Iran

Botë | 7 muaj më parë

Pakistani dhe Turqia mund të jenë vende të mundshme për bisedime SHBA- Iran që synojnë t’i japin fund luftës në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë me dije nga një zyrtar i lartë Iranian, i cili nuk zbuloi detaje rreth përmbajtjes së propozimit të  transmetuar përmes Pakistanit, si dhe nuk bëri me dije nëse plani me 15-pika i SHBA-së është raportuar në botime.

Sipas të njëjtit burim, Turqia po kontribuon gjithashtu në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa Ankaraja dhe Islamabadi po konsiderohen si vende të mundshme për bisedime

Kujtojmë se SHBA i ka propozuar Iranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Çfarë përmban plani 15-pikësh i SHBA

Heqja e sanksioneve ndaj Iranit nëse pranohet marrëveshja.

Bashkëpunim në energjinë bërthamore civile mes dy vendeve.

Kufizim dhe tërheqje e programit bërthamor iranian, me masa të qarta për moszhvillimin e armëve bërthamore.

Monitorim nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për të garantuar transparencën.

Garanci për lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të naftës.

Kufizime në programin e raketave balistike dhe lundruese të Iranit.

Reduktim të ndikimit rajonal të Teheranit në Irak, Liban, Jemen dhe Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme