Pallati i sportit “Tamara Nikolla”, nënkryetarja e Bashkisë Korçë: Së shpejti nis rikonstruksioni
Së shpejti nis rikonstruksioni i pallatit të sportit Tamara Nikolla në Korçë. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e bashkisë, Benila Themeli e cila tha se ky rikonstruksion është pjesë e qasjes politike të bashkisë për të afruar qytetarët me sportin.
“Së shpejti do të filloj dhe rikonstruksioni i pallatit të sportit për të rikthyer të rinjtë dhe qytetarët, për të mbështetur ekipet dhe për ti orientuar qytetarët drejtë një jete më të shëndetshme”, u shpreh Benila Themeli, Nënkryetare e Bashkisë Korçë
Pallati i sportit Tamara Nikolla në Korçë është ndërtuar në vitin 1975. Prej atëherë janë bërë disa ndërhyrje të vogla mirëmbajtje, por e gjithë godina është tejet e amortizuar duke pasur një nevojë urgjente për ndërhyrje e ri konceptim në mënyrë që ti shërbejë ekipeve sportive të qytetit të Korçës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




