Panairi i gjelit të detit në Lezhë-Fermerët kërkojnë që ky shpend të konsumohet gjatë gjithë vitit
I kthyer në traditë, në Lezhë u organizua Panairi i Gjelit të Detit. Fermerët u mblodhën në Zadrimë, zonë e njohur prej dekadash për mbarështimin e këtij shpendi, simbol i tryezave të natës së ndërrimit të viteve.
Krahas promovimit të produktit vendas, panairi solli edhe tradita kulturore e gastronomike të kësaj zone. Teksa flasin për vështirësitë që po përballen, fermerët kërkojnë që gjeli i detit të konsumohet gjatë gjithë vitit, ndërsa thonë se çmimi varion nga 7 deri në 10 mijë lekë për kilogram.
Kryetari i Bashkise Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për ti dhënë më tepër zhvillim sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.
Prej fillimit të muajit dhjetor në Lezhë ka nisur tregtimi i gjelit të detit, teksa në Zadrimë mbarështohen rreth 15 mijë shpend çdo vit.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




