Pandemia uli emetimet e CO2-shit

Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) kanë rënë për 7 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasi bota ka ndërmarrë masa të ashpra izolimi kundër pandemisë së koronavirusit.
Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë pranë Projektit Global të Karbonit e publikoi studimin të premten.
Rënia e emetimeve të dioksidit të karbonit ka qenë për 12 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe 11 për qind në të gjithë Bashkimin Evropian.
Por, emetimet kanë rënë vetëm 1.7 për qind në Kinë – vendin që ka qenë në gjendje të rimëkëmbë ekonominë, pas vënies nën kontroll të koronavirusit.
Sipas shkencëtarëve, rënia e përgjithshme e emetimeve ka ndodhur kryesisht për faktin se njerëzit kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë udhëtuar më pak me makina dhe aeroplanë.
Edhe para pandemisë së koronavirusit, emetimet janë rritur me një ritëm më të ngadalshëm se viteve të mëparshme.
Sipas shkencëtarëve, kjo është rënia më e madhe vjetore e emetimeve të CO2-shit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ekipi i Projektit Global të Karbonit tha se, këtë vit, emetimet e karbonit kanë rënë për 2.4 miliardë tonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




