Papa Françesku ka kërkuar mbajtjen e negociatave për dhënien fund luftës në Ukrainë dhe Gaza

Papa Françesku ka përsëritur këtë të mërkurë thirrjen e tij për negoiata për t’i dhënë fund luftës në Ukraina dhe asaj në Gaza, pasi komentet e tij për ngritjen e flamurit të bardhë nga Ukraina shkaktuan zemërimin e Kievit.
Në audiencën e tij javore në Vatikan, 87-vjecari u shpreh se mendimet e tij ishin me Ukrainën e martirizuar dhe vendin e shenjtë të Palestinës dhe Izraelit që, sipas tij po vuajnë nga tmerri i luftës.
“Kurrë nuk duhet harruar se lufta është gjithmonë mposhtje. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të folur dhe negociuar,” u shpreh Ati i shenjtë, i cili në një intervistë transmetuar në fillim të këtij muaji, kur foli për Ukrainën, lavdëroi ata që kishin kurajon të ngrinin flamurin e bardhë dhe të negocionin.
Kievi, i cili ka dy vite që po lufton pushtimin rus, reagoi me zëmërim, duke thirrur të dërguarin e vatikanit dhe duke thënë se kurrë nuk do të dorëzohej.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




