Papa Leo i përgjigjet kritikave të Trump: S’kam frikë nga administrata e tij. Fokusi im është paqa, jo lufta

Botë | 7 muaj më parë

Papa Leo XIV deklaroi se nuk ka frikë nga administrata Trump, duke mbrojtur qëndrimin e tij për paqen pas kritikave të forta nga Donald Trump lidhur me luftën në Iran.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në avion, teksa niste një vizitë 10-ditore në Afrikë, Papa theksoi se misioni i tij mbetet i përqendruar te mesazhi i Ungjillit dhe jo te përplasjet politike.

“Nuk kam frikë nga administrata Trump apo nga të folurit me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, për të cilin besoj se jam këtu”, u shpreh ai, duke shtuar se Kisha nuk operon me të njëjtën logjikë si politika e jashtme e shteteve.

Deklaratat e tij vijnë pas reagimit kritik të Trump, i cili e cilësoi Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme”, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan, është shprehur gjithnjë e më hapur kundër retorikës së luftës, duke e cilësuar më herët si “të papranueshme” gjuhën e përdorur ndaj popullit iranian.

Në mesazhin e tij, ai nënvizoi se besimi i krishterë nuk mund të përdoret për të justifikuar konfliktet.

“Jezusi është mbreti i paqes, që e hedh poshtë luftën. Askush nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar luftën. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”, përfundoi Papa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme