Parandalimi i krimit zgjedhor, Bylykbashi kërkon ndihmën e Prokurorisë

Parandalimi i krimit zgjedhor, Bylykbashi kërkon ndihmën e Prokurorisë
Pak ditë pasi Struktura e Posaçme (SPAK) mori vendim për ngritjen e një task-force për zgjedhjet e 11 majit, demokratët kanë kërkuar të njëjtin angazhim edhe te Prokuroria e Përgjithshme.
“Ne kërkuam që Prokuroria të ketë një plan masash të qarta, të detajuara, tani, pa vonesë, në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetemi në aspektet deklarative, aq më shumë pas zgjedhjeve,” deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike fthanë se në takim me kryeprokurorin Olsian Çela kërkuan angazhim për zbatimin e ligjit me qëllim parandalimin e krimit zgjedhor.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



