Parashikimi i analistit Kikia: PD shuhet, copëzohet vota e opozitës, Rama merr mandatin e katërt

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Mentor Kikia parashikon se, nëse PD vijon pas Berishës, atëhere ajo do të shuhet, gjë që do të sjellë edhe një copëzim të votave të opozitës dhe se Rama shkon drejt mandatit të katërt.

“Ajo që po ndodh në komisionin e reformës zgjedhore, është thelbi i gjithë mjedisit politik në raport mes vetes dhe ndërkombëtarëve. Ata e kanë vendosur në mënyrë taksative se nuk do të negociojnë me një faktor si Berisha. Nuk e konsiderojnë sepse duke ditur agjendën që ka PD e Berishës nuk duan të marrin faturën e dështimit. Ata do i qëndrojnë vendimit të tyre final për të mos e konsideruar më si aktor Berishën. Nëse nuk do të ishte në skenë Berisha nuk do ishim në këtë realitet. PD e drejtuar nga Berisha po shkojnë drejt një agjende që as vetë se nuk e dinë ku po shkojnë. Zgjedhjet e ardhshme do të shënojnë një ‘vijë të kuqe’, që do të thotë PD do të shkojë drejt shuarjes si parti e madhe. Do të kemi copëzim të votës së opozitës në disa parti të tjera, por që s’do jenë aktorë të rëndësishëm në jetën politike dhe, për herë të parë PS shkon drejt një mandati të katërt, gjë që nuk sjell pozitivitet.”, tha Kikia.

 

 

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme