Parashikimi i motit, 31 maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që mund të arrijnë intensitet mesatar gjatë mesditës dhe pasdites, veçanërisht në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.
Në zonën e jugut, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët nga mesdita deri në pasdite.
Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se dita e diel në territorin e Republikës së Shqipërisë do të jetë e qëndrueshme dhe pa reshje.
Temperaturat pritet të variojnë nga +15°C në mëngjes deri në +29°C në mesditë, duke krijuar kushte tipike pranverore.
Era do të fryjë e lehtë nga drejtimet jugore dhe perëndimore, ndërsa qielli do të mbetet kryesisht i kthjellët me kalime të lehta vranësirash.
Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur 14 m/s hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon parashikohet në forcë 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



