Parashikimi i superkompiuterit, Arsenali favorit në finalen e Mynihut

Sipas superkompiuterit të Opta-s skuadra e Arsenalit është ekipi me shanset më të larta për të fituar Champions Ligën në këtë sezon.
Siç dihet agjensia e statistikave të futbollit bën këto parashikime nëpërmjet një kompiuteri, i cili nxjerr shanset e skuadrave duke marrë parasysh disa aspekte siç janë pikët e forta dhe të dobta të rivaleve ende në lojë, serive të rezultateve, precedentëve dhe rendimentin aktual.
Sipas superkompiuterit Arsenal ka 28,7% shanseve për të fituar Champions-in. Diçka më pas është ekipi i Interit me 25,5%. Më tej vjen PSG me 24,0% dhe Barcelona me 21,8%.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




