Paris 2024, Charles Leclerc do të jetë pishtar mbajtësi i parë

Charles Leclerc tani përfaqëson një institucion për Principatën e Monakos. Demostrimi vjen nga vendimi i shtetit të vogël mesdhetar për t’ia besuar pishtarin olimpik pilotit të Ferrarit, i zgjedhur si sportisti që do të mbajë pishtarin në rrugën e flakës me pesë unaza, drejt Parisit.
Talenti i kuq do të jetë i pari që do të marrë “zjarrin e shenjtë” me hyrjen në Principatë pasditen e së martës 18 qershor.
Ngjarja, e cila fillon rreth orës 14:15, do të shohë që Leclerc t’i kalojë stafetën Alexandra Colettit, Xiaoxin Yang dhe në fund Rudy Rinaldit i cili do t’ia dorëzojë pishtarin direkt në duart e Princit Albert II dhe Princeshës Charlene.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




