Parker shpjegon arysen përse dërgoi Brojën në tribunë në “Selhurst Park”

Armando Broja nuk ishte mes të gruambulluarve për ndeshjen mes Burnley-t dhe Crystal Palace për shkak të një zgjedhjeje teknike të bërë nga trajneri Scott Parker.
Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë.
Sipas vetë trajnerit të Burnley-t vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u morr nga James Ëard-Proëse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, Ëest Ham.
Në javët e fundit Broja ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace. “Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Parker.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




