Parkimi i gabuar në Lezhë, shoferi procedohet penalisht dhe i sekuestrohet makina

Një shofer në Lezhë është proceduar penalisht dhe i është sekuestruar automjeti pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt, duke penguar qarkullimin e automjeteve në një rrugë me fluks të lartë lëvizjeje.
Ngjarja u zbulua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë gjatë kontrolleve për parkimet e gabuara. Një automjet i parkuar në mënyrë të parregullt u konstatua në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Si rezultat, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë dhe nisi procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., 36 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, me qëllim që të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera. Policia theksoi se çdo shkelje do të trajtohet me masa administrative dhe/ose penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




