“Parku magjik” në Gjirokastër, shfaqje për fëmijë nga studentët e arteve

Kulturë | 1 vit më parë

Teatri i Kukullave ka nisur udhëtimin nëpër qytetet e Shqipërisë, ku ndalesa e radhës ka qenë Gjirokastra. Në teatrin “Zihni Sako” është vënë në skenë shfaqja për fëmijë “Parku Magjik”.

Studentë të arteve shprehen se qëllimi i veprës është që fëmijët duhet të dëgjojnë më tepër prindërit.

Aktori Irdo Methasani theksoi se shfaqje të tilla duhen vendosur më shumë në skenë që fëmijët të kuptojnë realitetin dhe të reflektojnë më shumë në jetë.

“Duhen më shumë shfaqje me mesazhe për fëmijët pasi rrjetet sociale nuk japin mesazhe kaq të qarta sikurse jepen në teatër. Kjo mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë realitetin më mirë dhe më qartë”, shprehet aktori.  

Vepra të tilla do të vijojnë të vihen në skenë për të përcjell sa më shumë emocione ,kuriozitet dhe   mesazhe për fëmijët.

Gazetar: L.Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme