Parku natyror “Syri i kaltër”, destinacion i preferuar i turistëve edhe në këto ditë vjeshte

Parku natyror i Syrit të Kaltër është një ndër mrekullitë që natyra i ka falur vendit tonë, duke bërë që edhe tani në muajt e vjeshtës të frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj. Ata shprehen të kënaqur që vizitojnë vende kaq të bukura në Shqipëri.
“Vij nga Gjermania së bashku me bashkëshorten time. Na pëlqen natyra, uji i kristaltë. Është hera e parë që vijmë dhe është vërtet një vend i mrekullueshëm me pamje mahnitëse. Do të rimë disa ditë dhe do të shkojmë në Berat”, shprehet turisti.
“Jam nga Polonia, sapo kemi ardhur këtu në Syrin e Kaltër. Nuk kemi mundur ende ta shijojmë të gjithë parkun, por po na duket një vend fantastik me gjelbërim e ujë. Ne do t’ua rekomandojmë edhe miqve tanë kur të shkojmë në Poloni”, tha turisti.
“Syri i Kaltër” ndodhet vetëm 30 minuta larg qytetit të Sarandës dhe është burimi dhe monumenti natyror më i bukur në Shqipëri.
Gazetare: L.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




