Partia “Mundësia” i drejtohet KQZ-së për vërtetim të rezultatit elektoral të 11 majit

Partia politike “Mundësia” i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë për lëshimin e një vërtetimi zyrtar mbi rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Në një shkresë zyrtare të firmosur nga nënkryetari i partisë, Erald Kapri, drejtuar kryetarit të KQZ-së, kërkohet që të bëhet certifikimi i përqindjes së votave të fituara në shkallë kombëtare, numrit të mandateve të siguruara në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe çdo të dhëne tjetër zyrtare që lidhet me rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia”.
Sipas partisë “Mundësia” ky vërtetim është i nevojshëm për të vijuar me procedurat ligjore për pajisjen e partisë me seli qendrore dhe zyrat në nivel vendor
Kërkesa mbështetet në nenet 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton rregullat për funksionimin e selive qendrore dhe zyrave vendore të partive politike që përfaqësohen në Kuvend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




