Partizani afron mesfushorin e kombëtares së Kenias

Obiero Amos Nondi është lojtari më i ri i afruar në klubin e Partizanit. Mesfushori, i cili është grumbulluar edhe nga ekipi përfaqësues i Kenias, i bashkohet ekipit kryeqytetas duke u kthyer në një alternativë për repartin e mesfushës.
Obiero Amos Nondi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 99-të, të cilën e ka mbajtur më parë Arinaldo Rrapaj. Lojtari ka pozuar me fanellën e Partizanit pas firmës në kontratën 1-vjeçare me opsion shtyrje edhe për një vit tjetër. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin Armen ka spikatur me paraqitjet e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




