Partizani, trajneri Bratu me objektiva të mëdha: Maksimumin për titullin kampion

Futboll Vendi | 4 muaj më parë

Partizani ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri. Klubi kryeqytetas prezantoi trajnerin rumun Florin  Bratu, i cili do të drejtojë skuadrën gjatë sezonit 2026-2027, pas firmosjes së një kontrate 1+1.Presidenti Gazmend Demi i uroi mirëseardhjen teknikut 46-vjeçar, duke shprehur besimin se ai është njeriu i duhur për të realizuar objektivat e klubit dhe për të rikthyer Partizanin në garën për trofetë.

“Do prezantojmë trajnerin e ri të Partizanit për sezonin 2026/2027, Florin  Bratu. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë. T’i japim një përshendetje Florinit, që të ketë sa më shumë suksese në punën e tij”.

Në fjalën e tij të parë si trajner i Partizanit, Bratu falenderoi presidenbtin Demi dhe u shpreh se ndodhet në klubin më të madh në Shqipëri. Trajneri rumun nuk i fshehu as objektivat. Sipas tij, Partizani është një klub që duhet të luftojë për çdo trofe.

“Së pari përshëndetje të gjithëve. Falënderoj presidentin, të gjithë bordin dhe një përshëndetje të veçante për tifozërinë e kuqe. Jam krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu, sepse Partizani është nga klubet më të mëdha të futbollit shqipta”r.

“Dua të ndërtoj diçka speciale me këtë skuadër. E di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë, sepse është klub ku të gjithë kërkojnë rezultate më të mira. Unë do të jap maksimumin që në fund të këtij sezoni të shpallemi kampionë”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme