“Partneriteti 100-vjeçar”-Ratifikohet marrëveshja mes Kievit dhe Londrës, thellohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Europë | 1 vit më parë

Parlamenti i Ukrainës të mërkurën ratifikoi një marrëveshje “partneriteti 100-vjeçar” të nënshkruar midis Kievit dhe Londrës në fillim të këtij viti për të thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes dhe për të adresuar kërcënimet dhe sfidat afatgjata për sigurinë detare.

Ligjvënësi ukrainas Oleksii Honcharenko njoftoi ratifikimin e marrëveshjes së Verkhovna Rada, duke thënë se ishte aprovuar me 295 vota në mbështetje.

“Kjo është e rëndësishme”, tha kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës Andriy Yermak në reagimin e tij ndaj ratifikimit të marrëveshjes nga parlamenti.

Marrëveshja “100-vjeçare e Partneritetit ” u nënshkrua në janar në mes të një vizite të pa paralajmëruar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në kryeqytetin ukrainas, Keivit.

Sipas marrëveshjes, e cila u botua nga Zyra Presidenciale e Ukrainës, të dy vendet do të thellojnë bashkëpunimin e mbrojtjes ndërsa adresojnë kërcënime dhe sfida afatgjata për sigurinë detare.

Ai gjithashtu do të forcojë bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia dhe tregtia, energjia, ndryshimi i klimës dhe tranzicionet e energjisë së pastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme