“Pas çdo dueli mendoj tërheqjen edhe tani që jam kampion bote”

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Stipe Miocic, do të mbrojë titullin këtë fundjavë. Në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-252, ku Miocic do të duelojë ndaj ish-kampionitn të botës së këtij Divizioni, Daniel Cormier. Kjo është përballja e tretë mes dy sportistëve, që kanë nga një fitore secili.
Zjarrëfikësi 37-vjeçar amerikan, duke folur për këtë duel, u shpreh se është në formë dhe gati për të mbrojtur kurorën e kampionit. “Ka qenë një periudhë ndryshe nga të tjerat për shkak të pandemisë, por jam gati, jam në formë. Mes nesh nuk ka sekrete, e njohim mirë njëri-tjetrin, ndaj do të fitojë më i miri”, tha Miocic.
Miocic ka hedhur poshtë idenë se mund të tërhiqet pas kësaj sfide, cilado qoftë rezultati i saj. “Për tërheqjen kam menduar që pas duelit të parë në kafaz, në UFC-136. Pas çdo sfide mendoj për tërheqjen, por e dua këtë që bëj. Minutën e parë që nuk do të argëtohem më do të largohem. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Rivali im është 40 vjeç dhe duelon ende”, tha Miocic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





