Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Izraelit, edhe Islanda tërhiqet nga Eurovisionin 2026

Islanda është bërë vendi i pestë që tërhiqet nga Eurovisioni 2026, duke iu bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës në tërheqjen ndaj konkursit. Vendimi erdhi pasi pjesëmarrja e Izraelit u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar, duke shkaktuar pakënaqësi dhe ndasi brenda Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).
RÚV, transmetuesi kombëtar islandez, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në edicionin e 70-vjetorit që do të mbahet në Vjenë vitin e ardhshëm. Sipas deklaratës, praninë e Izraelit e shoqërojnë shqetësime mbi integritetin e votimit dhe ndikimin e mundshëm politik, si dhe kundërshtimet e vazhdueshme nga komuniteti artistik dhe publiku në Islandë.
Pavarësisht masave të reja të EBU-së për të mbrojtur procesin e votimit, RÚV tha se dyshimet mbeten dhe se kishte kërkuar madje përjashtimin e transmetuesit izraelit KAN, duke u thirrur në precedentë të mëparshëm citon BBC.
Një javë më parë, Spanja u tërhoq pasi kërkesa e saj për një votim të veçantë mbi pjesëmarrjen e Izraelit u hodh poshtë. Irlanda, Sllovenia dhe Holanda ndoqën të njëjtën rrugë. Ndërkohë, drejtori i KAN, Golan Yochpaz, e cilësoi përpjekjen për të përjashtuar Izraelin si “bojkot kulturor”, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja më të gjera.
Izraeli merr pjesë në Eurovision që nga viti 1973 dhe ka fituar katër herë, ndërsa në vitin 2025 u rendit i dyti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




