Pas largimit të Iranit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, grupi i inspektorëve të OKB-së lë Teheranin

Një ekip inspektorësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është larguar shëndoshë e mirë nga Irani për t’u kthyer në selinë e agjencisë së OKB-së në Vjenë, pasi qëndroi në Teheran gjatë luftës midis Izraelit dhe Iranit, tha sot IAEA.
Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi, “përsëriti rëndësinë kritike të bashkëpunimit të IAEA-s me Iranin mbi detajet e rifillimit të aktiviteteve të nevojshme të monitorimit dhe verifikimit në Iran sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një postim në X.
Me një ligj të ratifikuar më parë këtë javë, Teherani zyrtarisht pezulloi bashkëpunimin e tij me IAEA-n.
Ligji përcakton që çdo inspektim i ardhshëm i objekteve bërthamore iraniane nga IAEA kërkon miratimin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Teheranit.
Pas fillimit të luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, Teherani kërcënoi të ndërpresë bashkëpunimin me IAEA-n, duke e akuzuar atë për mbështetje të vendeve perëndimore dhe për justifikimin e sulmeve ajrore izraelite, të cilat filluan një ditë pasi bordi i drejtorëve të Agjencisë miratoi një rezolutë që dënonte Teheranin për shkelje të detyrimeve të tij për mospërhapje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




