Pas problemeve shëndetësore, Papa Françesku bën daljen e parë publike

Botë | 2 vite më parë

Papa Françesku bëri paraqitjen e tij të parë publike të dielën pas më shumë se një muaji shtrimi në Spitalin Cemeli të Romës. Papa doli në ballkonin e një prej dhomave të spitalit dhe iu drejtua turmës që priste ta shihte. Ai përshëndeti me dorë besimtarët dhe i falënderoi, ndërsa doli nga spitali disa minuta më vonë dhe mjekët thonë se do t’i duhen të paktën dy muaj pushim në Vatikan.

“Gjatë pesë javëve të fundit, ai kaloi situatë shumë kritike, ku jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonin Papën.

Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij. Nëse trendi i përmirësimit vazhdon, thanë mjekët, Papa do të jetë në gjendje të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Vatikani tha të premten se Papa kishte disa përmirësime në frymëmarrjen dhe lëvizshmërinë e tij.

Papa është parë nga publiku vetëm një herë që kur u shtrua në spital, në një fotografi të publikuar nga Vatikani javën e kaluar, e cila e tregonte atë duke u lutur në një kishëz spitalore.

Në fillim të këtij muaji, një regjistrim audio i Papa Françeskut duke folur në spanjishten e tij amtare u luajt në Sheshin e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Papa Françesku ka kaluar 12 vjet si udhëheqës i Kishës Katolike Romake.

Ai ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë heqjen e një pjese të një prej mushkërive në moshën 21-vjeçare, duke e bërë atë më të prirur ndaj infeksioneve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme