Pashka në rrethe, qindra besimtarë iu bashkuan ritualeve, përcjellin mesazhin e fitores së jetës mbi vdekjen
Besimtarët katolikë në Shkodër, kanë kremtuar meshën e vigjiljes së Pashkëve në katedralen e Shën Shtjefnit. Mesha e shenjtë është udhëhequr nga arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult, imzot Giovanni Peragine, i cili ka përcjellë për besimtarët mesazhin e Pashkës, mesazhin e ringjalles së Krishtit, të fitores së jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen:
“Krishti është gjallë dhe këtë natë na thërret të gjithëve që të jetojmë si njerëz të ringjallur. Do të thotë dëshmitarë të dritës dhe dashurisë së tij”, u shpreh Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodër- Pult.
“Urime të gjithë shqiptarëve dhe gjithmonë festofshin”
“Urime dhe mbarësi për të gjitha familjet shqiptare”, thanë disa nga besimtarët.
Me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës hyjnore, qindra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të mbrëmjes të së shtunës në Katedralen e “Shën Nikollit” në Lezhë.
Mesha e shenjtë e Ringjalljes u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate, duke e përshkruar si momentin kur besimi triumfon mbi mëkatin:
“Pashka është një ftesë e gjallë për të jetuar të sotmet me besim dhe ngjallja e Jezuit është pranë çdokujt që dëshiron paqen”, tha Imzot Otavio Vitale, Ipeshkv i Dioqezës së Lezhës.
“Mundohemi të jetë një ditë paqe në këto kohë të vështira në të gjithë botën”, tha një besimtar.
Meshat e shenjta u mbajtën në mesnatë në të gjitha kishat katolike në vend, ndërsa gjatë ditës një vend të veçantë zunë dhe vizitat e shkëmbimet e urimeve.
Gazetare: N. Spahiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




