PD çoi “Diellën” dhe Rregulloren e Kuvendit në “Kushtetuese”, caktohen relatorët

Për dy kërkesat e Partisë Demokratike të depozituara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ministren “Diella” dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, është hedhur shorti dhe janë përcaktuar relatorët për çështjet.
Konkretisht Marjana Semini është relatore për kërkesën e PD për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të ngarkuar kryeministrin Edi Rama “për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, “Diella”. PD argumentoi në kërkesën e saj se ky direkt është në papajtueshmëri me Kushtetutën e vendit.
Lidhur me kërkesën për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, relator është vendosur Sander Beci. Në këtë kërkesë, PD argumentoi se ato u bënë në mënyrë të njëanshme dhe u cenua parimi i ndarjes së pushteteve dhe liria e shprehjes së deputetëve.
Partia Demokratike i depozitoi kërkesat tre ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



