PD Korçë: 30 vjet më parë filloi një nga lëvizjet më të rëndësishme në vendin tonë

Politikë | 6 vite më parë

8 dhjetori shënon Ditën Kombetërë të Rinisë. Lëvizja studentore ishte e vetmja lëvizje paqësore e cila solli ndërrimin e sistemit në Shqipëri. Selia e Partisë Demokratike dega Korçës, përmes zëdhënëses së saj Kalara Bici thekson se në këtë ditë para 30 vjetësh, filloi një nga lëvizjet  më të rëndesishme në vendin tonë, e cila solli ç’rrënjosjen e një prej diktuaturave më të ergra  që ka njohur bota mbanë.

Bici thekson se edhe sot pas 30 vjetësh vendi po përballet më të njëjtin rregjim si ai I mëparshmi. Partia demokratike po udhëheq  aksionin më të madh opzitar të këtyre 30 viteve të fundit, kundër rregjimit diktorial.

Me një vendim të marrë nga Kuvendi I Shqipërisë në vitin 2009 , kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në ndër të studentëvë të dhjetorit 1990, të cilët dolë me slloganin “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme