PD mbështet kandidatët e pavarur për zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Në hall se kujt t’ia lërë humbjen në derë

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur që Partia Socialiste do të fitojë të 5-ta bashkitë që do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Gjatë podcastit “Falsim”, Rama tha se kjo bindje vjen si rezultat i punës në terren me qytetarët dhe njohjes së elektoratit.
“Kur ne jemi besimplotë dhe pak a shumë dimë rezultatin e të dielës, kjo vjen nga një punë shumë kapilare dhe e vazhdueshme, njohje e elektoratit, e njerëzve. Ata që humbin thonë që ne bëjmë lloj-lloj manipulimi për të fituar”, tha Rama.
Duke ironizuar Partinë Demokratike që nuk ka dalë me kandidatët të saj në këto zgjedhje të pjesshme, por mbështete të pavarurit, Rama tha se halli i saj është “se kujt t’ia lërë humbjen në derë”.
Për Ramën, kjo tregon një siklet të madh që një parti nuk ka guximin të dalë me kandidatët e saj.
“Ky është hall i madh se një parti që ka siklet t’i vërë fytyrën e vetë një sfide dhe përdor fytyrat e tjerëve, ndërkohë që këta që ia japin borxh fytyrën asaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur por dhe këto bëjnë sikur e mbështesin por se duan, është hall i madh. Hall i PD-së tani, ndjestë pastë, është kur t’ia lëmë humbjen në derë”, tha Rama.
Të dielën e 9 nëntorit, qytetarët në 5 bashkitë, Mat, Vlorë, Berat, Tepelenë dhe Cërrik, do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




