PD, Topalli në Pisa me diasporën: Bashkë do të sjellim ndryshimin në Shqipëri

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim me mbështetës të PD në Pisa, Itali, ku theksoi rëndësinë e emigrantëve në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë.
“Koha e tyre ka mbaruar! Me forcën e votës, ju do të përmbysni këtë sistem të kalbur,” deklaroi Topalli, duke i inkurajuar ata të angazhohen për ndryshimin e nevojshëm.
Ajo theksoi se shqiptarët në diasporë nuk janë thjesht emigrantë, por një forcë e gjallë që do të sjellë ndryshimin në vendin e origjinës.
“Ne kemi parë dhe përjetuar padrejtësi, por tani është koha për të vepruar. Bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Shqipëria ka nevojë për ndershmërinë, guximin dhe idealet tuaja!” shtoi ajo.
Topalli ftoi të pranishmit që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të ngrihen me besim, energji dhe dashuri për Shqipërinë.
“Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju,” përfundoi ajo, duke falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë takim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



