Peleshi: KiE dhe Komisioni i Venecias, partnerë kyç për Shqipërinë demokratike dhe europiane

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeparlamentari Niko Peleshi në konferencën e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe krijimin e Komisionit të Venecias ka çmuar rolin që këto dy institucione kanë luajtur në udhëtimin e Shqipërisë drejt një shoqërie demokratike dhe europiane. Peleshi theksoi se KiE është partner kyç dhe pikë referimi për standardet që ka ndjekur vendi ynë në drejtim të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.

“KiE dhe Komisioni i Venecias dy partnerë të çmuar të udhëtimit tonë drejt një shoqërie më demokratike, më të drejtë dhe më evropiane. Shqipëria ka përjetuar ndryshime të mëdha.

KiE, partner kyç dhe pikë referimi për standardet që kemi ndjekur në drejtim të institucioneve demokratik, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës”, deklaroi Peleshi.

Ky i fundit theksoi se Komisioni i Venecias ka shërbyer si referencë profesionale dhe e paanshme duke ofruar mendim juridik të thelluar dhe besueshëm.

Peleshi theksoi se Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke ndihmuar jo vetëm për transformim rrënjësor të sistemit gjyqësor, por edhe në përafrimin e standardeve europiane.

“Shpreh mirënjohjen e thellë për rolin parësor në proceset e formimit ligjor e Kushtetues të vendit tonë.

Në momente të rëndësishme për jetën politike e kushtetuese të vendit Ky komision ka qenë zëri i arsyes, profesionalizmit dhe pavarësisë. Ka ndihmuar në orientimin e vendimmarrjes së institucioneve drejt zgjidhjeve të qëndrueshme.

Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në reformën në drejtësi, transformim rrënjësor të sistemit gjyqësor dhe ka kthyer besimin e qytetarëve te drejtësia, reformën zgjedhore ka ndihmuar në përafrimin e standardeve europiane. Marrëdhënie ndërinstitucionale dhe situatat e ndërlikuara kushtetuese apo politike, ku me opinionin e tyre kanë ruajtur balancat. Komisioni i Venecias gëzon reputacion të lartë në Shqipëri”, deklaroi Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme