Peleshi pret ambasadorin e Turqisë: Miqësi e hershme, partneritet strategjik i konsoliduar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot ambasadorin e ri të Turqisë në vendin tonë, Barış Ceyhun Erciyes.
Shqipëria dhe Turqia ndajnë një miqësi të hershme dhe një partneritet strategjik të konsoliduar, që vijon të forcohet në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, nënvizoi Peleshi në një reagim.
Kryeparlamentari theksoi se, marrëdhëniet mes dy vendeve tona mbështeten në miqësinë tradicionale mes popujve tanë dhe në një dialog të vazhdueshëm institucional.
“Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve”, theksoi më tej Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




