Peleshi takim me Gonzato, ambasadori: Rikonfirmojmë mbështetjen drejt anëtarësimit

Politikë | 1 vit më parë

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë bisedës u diskutua ecuria e procesit të integrimit europian dhe roli i Kuvendit në këtë proces.

Ambasadori Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe vlerësoi angazhimin e Kuvendit në përmbushjen e prioriteteve të integrimit.

Peleshi theksoi rëndësinë e transparencës, dialogut dhe funksionit mbikëqyrës të Kuvendit për të garantuar besimin e qytetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme