Pengjet në Gazë, armët bërthamore të Iranit- Netanyahu dhe Trump diskutojnë sot krizat e mëdha

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump pritet të flasin përmes telefonit.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë bisedimet e pengjeve të Gazës dhe negociatat bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit.
Mediat izraelite bëjnë të ditur se pas disa përpjekje nga SHBA-ja dhe Egjipti për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të bien dakord për një propozim urë dështuan, SHBA-të janë të vendosura të provojnë sërish këtë javë dhe çështja do të diskutohet kur kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman al-Thani të arrijë nesër në Uashington për takime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Mesme Steve Witkoff.
Kjo do të jetë telefonata e parë mes Netanyahut dhe Trump që kur kryeministri izraelit vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy javë më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




