Për herë të parë në historinë e basketbollit profesionist brazilian, një femër do të drejtojë një ekip meshkujsh

Basketboll | 1 vit më parë

Për herë të parë në historinë e basketbollit profesionist brazilian, një femër do të drejtojë një ekip meshkujsh. Bëhet fjalë për serbo-australianen Jelena Todorovic, e cila është trajnerja e re e Fortaleza-s.

E lindur në Serbi dhe me shtetësi australiane, Todoroviç, vetëm 31 vjeç, ka një karrierë të shkëlqyer dhe ka qenë një lojtare kryesore në në zhvillimin e yjeve ndërkombëtarë si greku Giannis Antetokounmpo dhe australianët Patty Mills dhe Josh Giddey.

“Jam këtu jo vetëm si trajnere, por edhe si përfaqësuese e familjes sime, e popullit tim dhe e vendit tim. Dhe jam plotësisht e përkushtuar për të lënë gjurmë të rëndësishme dhe të qëndrueshme në basketbollin brazilian. Një gjurmë që tejkalon fitoret dhe humbjet dhe arrin zemrën e komunitetit”, deklaroi trajnerja e re një ditë më parë gjatë prezantimit të saj zyrtar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme