Përbënin rrezik për banorët dhe përdoruesit e rrugës, nis shkatërrimi i shkëmbinjve në Torovicë

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej kohësh përbënin rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Operacioni po zhvillohet nga forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit.

Fillimisht po kryhet vendosja e rrjetave mbrojtëse pranë shkëmbinjve, dhe më pas do të vijojë shpërthimi i kontrolluar i tyre.

Kryeplaku i Torovicës e cilëson ndërhyrjen si të domosdoshme, por kërkon që ajo të shtrihet në të gjithë malin përgjatë rrugës së Torovicës.

Në vitin 2017, rënia e një shkëmbi në aksin rrugor Balldre–Torovicë goditi një automjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre.

Që prej asaj kohe, rreziku nga shkëmbinjtë ishte evidentuar, por ndërhyrja konkrete erdhi vetëm pas tetë vitesh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme