Përdorimi i bombolave të gazit, rritet rreziku nëse nuk tregohet kujdes në përdorim

Me afrimin e stinës së dimrit, përdorimi i gazit nga banorët apo bizneset për ngrohje dhe qëllime të tjera shtohet. Por qytetarët duhet të kenë shumë kujdes pasi bombolat e gazit duhet të mbushen vetëm në vende të licencuara.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes të shtuar tek përdorimi i gazit. Duhet patjetër që bombolat e gazit të jenë të kolauduara të bëhet mbushja në vende të linçuara”, u shpreh Aurela Cani, Shefe e parandalimit të zjarreve.
Përdorimi i gazit në kushte të papërshtatshme mund të shkaktojë shpërthime të rrezikshme. Ndaj sipas specialistëve të fushës. Është e domosdoshme të siguroheni që të përdorni pajisjet e gazit siç duhet dhe të respektoni rregullat e sigurisë. Gjatë vitit të kaluar në Gjirokastër kanë shënuar 6 raste të shpërthimit të bombolave të gazit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




