Përforcime dhe staf të ri, Egnatia me objektiv të qartë

Egnatia po hyn në fazën vendimtare të përgatitjeve për sfidën e raundit të parë të kualifikuesve të UEFA Champions League ndaj moldavëve të Petrocub. Kampionët e Shqipërisë rikthehen nga një fazë përgatitore e suksesshme në Bullgari, ku zhvilluan edhe ndeshje miqësore me nivel të lartë për të rritur ritmin dhe formën e ekipit. Takimi i parë do të luhet më 8 korrik në Moldavi, ndërsa në kampin rrogozhinas mbizotëron optimizmi për një paraqitje dinjitoze në arenën europiane.
Skuadrës i janë bashkuar edhe përforcimet e reja si Bitri, Puja, Ndreca, Jago, Ajeti, Smajli, Kacbufi, Diabatte, Loukili, Balla dhe Montenegro, të cilët pritet të jenë një vlerë e shtuar për objektivat e sezonit.
Ndërkohë, klubi ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Drejtorin e Përgjithshëm Arben Meta, ndërsa Klejdi Zenelaj do të vijojë punën si drejtor sportiv, ndërkohë, është plotësuar edhe stafi teknik me ndihmës trajnerin Artan Karapici, videoanalistin Revion Mekshi dhe përgatitësin atletik Aurel Lopaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




