Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë

Aktualitet | 1 vit më parë

Një zjarr që dyshohet se është i qëllimshëm është shfaqur mesditën e sotme në lagjen “Nëna Terezë” të qytetit të Lezhës, pranë zonës së banuar tek nënstacioni elektrik.

Flakët nisën në një zonë me mbeturina, në zemër të lagjes, por u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesat dhe infrastrukturën përreth.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Elvis Hila, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik banesat dhe nënstacionin.

Zjarri shpërtheu poshtë rrjetit elektrik, çka kërkonte ndërhyrje të menjëhershme dhe me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të mundshëm.

Brenda pak minutash, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vënë flakën nën kontroll dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme