Përjashtimi social, sociologët thonë se mes faktorëve kryesorë është statusi ekonomik
Në Kukës, varfëria vazhdon të jetë një ndër sfidat më të mëdha sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e individëve apo grupeve të caktuara nga jeta ekonomike, sociale dhe kulturore e komunitetit.
Sociologia Lirie Gjana thotë se përjashtimi social është një fenomen kompleks, i ndikuar nga faktorë të shumtë.
“Përjashtimi social lidhet me shumë faktorë. Persona ose grupe të veçanta diskriminohen për shkak të etnisë, gjendjes ekonomike, aftësive të kufizuara, që mund t’ia pamundësojnë integrimin në shoqëri,” thotë sociologia.
Gjana thekson se pushteti qendror duhet të ndërmarrë politika më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
“Pavarësisht se bëhen përpjekje maksimale, edhe me politikat që ndiqen në nivel lokal a qendror për integrimin e tyre në shoqëri, patjetër që pushteti qendror me politikat e veta duhet të ketë në fokus grupet e përjashtuara për të punuar në drejtim të integrimit, punësimit, arsimimit të tyre, sepse realisht varfëria lidhet edhe me këtë pjesë,” thekson znj. Gjana.
Ekspertët theksojnë nevojën për politika të mirëkoordinuara mes pushtetit lokal dhe atij qendror, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përfshirjen sociale të të gjithë qytetarëve.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




