Përleshje mes tifozëve të Atalantës dhe Interit, vritet me thikë një  26 vjeçar

Futboll Bota | 1 vit më parë

Një 26-vjeçar, Riccardo Claris, frekuentues i rregullt i Curva Nord të Atalantës, u godit me thikë mbrëmë në Bergamo. Vrasja ndodhi në zonën e Geëiss Stadium, në rrugë, me sa duket në kulmin e një debati mes tifozëve të skuadrës së Bergamos dhe Interit.

Viktima dyshohet se është goditur me thikë pas shpine nga një person tjetër, i dyshuari 19-vjeçar, i cili më vonë është dorëzuar në polici dhe ndodhet në burg në pritje të marrjes në pyetje. Ai dyshohet se ka vepruar për të mbrojtur vëllain e tij gjatë një sulmi të dhunshëm ku ishin të përfshirë dhjetë të rinj.

Përleshja thuhet se filloi jashtë një lokali në Borgo Santa Caterina mes dy grupeve të tifozëve, Interit dhe Atalantës, pasi 19-vjeçari, së bashku me vëllain e tij dhe disa miq, filluan të këndonin.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë automjetet e urgjencës, por nuk mund të bëhej asgjë për të riun e plagosur. Disa banorë raportuan se kishin parë hekura dhe shkopinj, hetimet janë ende në vazhdim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme