Përmbytje dhe bllokime rrugësh në Delvinë, uji ka hyrë në 3 shtëpi, evakuohen banorët

Aktualitet | 12 muaj më parë

Reshjet e dendura kanë shkaktuar situatë të rënduar në bashkinë Delvinë, ku rrugët janë bllokuar nga prurjet e lumenjve dhe përmbytjet. Gjithashtu tre shtëpi në Delvinë janë përmbytur dhe banorët janë evakuuar.

Rrugët më problematike në qytet janë hapur, por disa segmente, si rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, mbeten të pakalueshme dhe punohet për normalizimin e tyre.

Rruga Fushvëri–Kalasë kalon me shumë vështirësi për shkak të përroit të Gutinës, që ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën për rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar të gërryejë fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.

Një problem i rëndësishëm është edhe lumi i Vrizit, i cili ka dëmtuar fushat e Bamatatit dhe Stjarit, si dhe rrugën Stjar–Bajkaj.

Për përballimin e situatës kërkohet mbështetje me 30 efektivë nga Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes Civile Gjirokastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme