Përmbytje në shëtitoren e Sarandës, Galeria e Artit dhe hotelet mbushen me ujë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Përmbytja nga moti i keq ka goditur këtë mëngjes Galerinë e Artit në Sarandë, si edhe disa hotele, bare dhe restorante përgjatë vijës së parë buzë shëtitores. Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që uji të futet në ambientet e brendshme, duke krijuar dëme materiale dhe vështirësi në aktivitetet e bizneseve.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë ndërhyrë menjëherë në terren me automjete të posaçme dhe agregate për largimin e ujit. Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 200 metër kub ujë po hiqen aktualisht nga zonat e përmbytura, ndërsa punimet pritet të vijojnë deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje bizneseve dhe qytetarëve të tregojnë kujdes, ndërsa vijon pastrimi i kanalizimeve dhe kontrolli i pusetave për të shmangur përkeqësime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme